Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është gjithnjë shumë e përfolur për dukjen e saj të jashtme.
Megjithëse e ka treguar shumë herë se është e tëra natyrale, ajo vazhdon prapëseprapë të përballet me komente të ndryshme në rrjetet sociale, që e akuzojnë për ndërhyrje estetike.
Në një shkrim të publikuar së fundmi në InstaStory, Enca shkruan me ironi se për personat që bëjnë të tilla komente, “Zoti derdh një lot për ta” në shenjë dhembshurie.
Kjo pasi sipas saj, gjithçka që ajo ka në trup vjen si pasojë e gjeneve të mira dh bekimeve që gëzon nga Zoti.
“Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë zoti’ në profilin tim, zoti derdh një lot për ju. Thjesht genet e mira dhe bekimet e zotit”, ka shkruar Enca në InstaStory.
Me këtë, ajo sikur deshi të lërë të kuptohet që bukuria e saj është e trashëguar dhe nuk ka kryer ndërhyrje në trupin e saj. /Telegrafi/