Site icon Telegrafi

Enca hedh telefonin në det, u thotë lamtumirë kujtimeve të vjetra

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja Enca Haxhia vazhdon të jetë njëra ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale.

Shpesh veprimet e saj bëhen shkas që të rrëmbehet vëmendja e fansave të shumtë që ka.

Së fundmi, këngëtarja bëri një veprim të çuditshëm, duke vendosur që të hedhë në det telefonin e saj.

Këtë gjë ajo e ka bërë përmes një videoje të ndarë me ndjekësit në InstaStory, ndërsa shkruante në mbishkrimin e saj se po u thotë “lamtumirë kujtimeve të vjetra”.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Mesa duket, Enca ka vendosur që vitin e ri 2019 ta nisë ndryshe, duke lënë pas kujtimet dhe imazhet nga telefoni i dikurshëm.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Përndryshe, ajo ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2018, ku ka publikuar disa projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga fansat.

Kënga e saj e fundit ishte “Kujt pi han” në bashkëpunim me Don Phenom, e cila njashtu ishte pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version