Site icon Telegrafi

Enca Haxhia me veshje provokuese dhe tekst eksplicit paralajmëron klipin e ri me Don Xhonin

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka tash e sa ditë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Ajo ka bashkuar forcat me reperin e ri nga Drenica, Don Xhon, i cili ka bërë bujë me këngët e tij dhe repturat ‘freestyle’.

Enca publikoi fillimisht në rrjetin social Instagram nga xhirimet, në mbishkrimin e së cilës shkruante se nëse bëheshin mbi 50 mijë komente, dyshja do ta publikonin këngën.

Lexo po ashtu Enca kërkon 50 mijë komente për të publikuar bashkëpunimin e ri me Don Xhonin

Pa e ditur se kjo shifër do arrihej në pak orë, ndjekësit zënë të papërgatitur dyshen, të cilët më pas njoftuan fansat se klipi ende nuk është gati dhe se nuk ua priste mendja që aq shpejt do të arrinin atë numër komentesh.

Enca ndërkohë po vazhdon paralajmërimin e këtij bashkëpunimi, duke publikuar fotografi të tjera nga xhirimet.

Së fundmi, këngëtarja nga Shqipëria ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një tjetër fotografi nga prapaskenat, ku shfaqej mjaft provokuese pranë një veture luksoze.

Ajo madje në mbishkrimin e fotografisë shkroi edhe disa nga vargjet e tekstit, i cili duket se do të ketë përmbajtje eksplicite. /Telegrafi/

Exit mobile version