Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, tashmë një personazh shumë i ndjekur në rrjete sociale dita-ditës befason me postimet që sjell.
Ajo kësaj radhe ka hedhur në rrjete sociale të tjera poza nga pushimet në Dubai, përmes të cilave përkundër peshës nuk heziton t’i vë në pah linjat trupore.
26-vjeçarja është shfaqur në një palë bikini rozë dhe me një triko të tillë sipër, pak më të ndezur.
“Nëse do të duhej të qëndronim në një vend, do të kishim rrënjë në vend të këmbëve”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.
“Gjithmonë duke udhëtuar, gjithmonë në lëvizje”, vazhdoi më tej krijuesja e hitit “Suavele”.
Haxhia prej muajsh ka nisur pushimet, ndërkohë që përpara Emirateve të Bashkuara Arabe ka qenë në Afrikë.
E njëjta këtë kohë ishte më pasive me projekte muzikore e koncerte. /Telegrafi/