Telegrafi

Enca Haxhia thumbon kolegët: Nuk mund të bëhesh artist nëse nuk je së pari njeri

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja Haxhia ndan me fansat edhe ndonjë fotografi provokuese, apo status thumbues.

Së fundmi, ajo ka shkruar në InstaStory një fakt rreth të qenit artist, me të cilin mesa duket u drejtohet artistëve të cilët nuk e dinë.

Lexo po ashtu Enca krenare që do të hapë koncertin e Daddy Yankee

“Një fakt qesharak për ata qe se dinë: Kurr nuk mund të bëhesh një artist, nëse së pari nuk je njeri”, ka shkruar Enca në InstaStory.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Përndryshe, së shpejti ajo do të bëjë hapjen e një koncerti madhështor në Tiranë, në të cilin do të performojë edhe artisti me renome botërore, Daddy Yankee.

Muajt në vazhdim gjithashtu pritet te gjejnë me një projekt të ri muzikor këngëtaren Haxhia, e cila ka muaj që nuk ka qenë aktive në këtë drejtim. /Telegrafi/