Enca Haxhia duket se po bën edhe famë ndërkombëtare.
Në fakt, projekti i fundit i sjell me reperin shqiptar, Noizy, ‘Bown Down’ është dëgjuar edhe në shtetin zviceran.
Madje, këngëtarja shqiptare thotë se është numër 1 në top listat zvicerane, transmeton Telegrafi.
E gjithë kjo në saje të një shkrimi të ’20 minuten’, ku flet për muzikën ballkanike që po dëgjohet edhe në Zvicër.
Kujtojmë se top-listat e shtetit helvetik i ka pushtuar albumi i dyshes, Mc Kresha dhe Lyrical Son, “Rapsodët N’Rap Sotit”. /Telegrafi/