Telegrafi

Enca Haxhia me skena erotike me modelin portugez Fracassi në klipin e saj të ri

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

Ajo ka treguar se kënga e saj e re, do të jetë një nga më të veçantat që ka realizuar deri më tani.

Ditë më parë, Enca ka përfunduar edhe xhirimet e klipit, i cili duket se do të jetë mjaft i nxehtë.

“Dua” do të mbajë titullin kjo këngë, e cila do të jetë në zhanrin baladë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në rrjetet sociale, Enca ka ndarë me fansat disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.

Pjesë e projektit do të jetë edhe modeli i njohur portugez Pierluigi Fracassi, i cili do të shfaqet në disa skena shumë ‘të nxehta’ me këngëtaren shqiptare.

Disa nga këto skena, Enca i ka publikuar në InstaStory, duke paralajmëruar kështu ardhjen e klipit. /Telegrafi/