Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është ndër personazhet më të pëlqyer në estradë.
Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme informacione nga jeta e saj.
Kështu, në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë një video ku vërehet dukë dëgjuar muzikë arabe.
Artistja tutje sinkronizoi me buzë, derisa kërkonte nga fansat t’i mësonin gjuhën arabe.
“Ku i kam fansat nga Arabia. Më mësoni arabisht”, ka shkruar ajo në përshkrim.
“Nashta” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/