Telegrafi

Enca Haxhia publikon sërish fotografi me bikini nga pushimet

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është duke shijuar në maksimum pushimet verore.

Ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Këngëtarja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Jo të pakta janë rastet kur Enca ndan edhe ndonjë fotografi provokuese për fansat, teksa një të tillë e ka publikuar së fundmi.

Bëhet fjalë për një imazh, ku ajo shfaqet me bikini, ndërsa vë në pah linjat trupore.

“Nëse nuk mund të më bësh të vi, atëherë kthehu ti”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e kësaj fotografie, në të cilën pëlqimet dhe komentet e fansave nuk kanë munguar. /Telegrafi/