Telegrafi

Enca Haxhia publikon imazhe nga momentet që po shijon në Dubai

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, e ka bërë të qartë shumë herë se i pëlqen të udhëtojë.

Një prej destinacioneve të saj më të preferuara padyshim që mbetet Dubai – vend të cilin e ka vizituar mjaft shpesh.

Së fundmi, ajo ka shkuar sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të kaluar disa ditë të mira pushimi në këtë periudhë.

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Enca e cila ka një ndjekje të madhe fansash në rrjetet sociale, nuk ka nguruar që të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga vizita e saj në qytetin e ngrohtë aziatik.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një seri fotografish, ku shihet teksa shijon jetën luksoze në Dubai.

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja përndryshe ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa ende nuk ka paralajmëruar diçka të re. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/Instagram

 

Foto: Enca Haxhia/Instagram