Telegrafi

Enca Haxhia publikon fotografi provokuese nga palestra

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të rralla janë rastet kur Enca i përshëndet fansat edhe me ndonjë fotografi provokuese.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një imazh, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini, teksa është sipër një biçiklete në palestër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Shumë është e nxehtë, alamet”, shkruan këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta pritet që gjatë muajve të verës të sjell një këngë të re për fansat e saj.

“Dua” aktualisht mbetet kënga e saj më e fundit, e publikuar në mars dhe që është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/