Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është ndër personazhet më të pëlqyer në estradën shqiptare.
Ajo jo vetëm që komentohet për projektet unike muzikore, por edhe për pozat provokuese e tërheqëse që bën.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë disa imazhe me të cilat mahniti 2.3 milionë ndjekësit.
Artistja shihet e veshur me robdishan, teksa merr poza atraktive në shtrat, kurse para saj ka ushqime të ndryshme.
“Të ëmbla apo të kripura në mëngjes”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Derisa po mban të azhurnuar fansat, vlen të përmendet se ajo është duke u përgatitur edhe për këngët e reja.
Ndërkohë, “Break Down” është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Don Xhon. /Telegrafi/