Telegrafi

Enca Haxhia pozon para veturës luksoze: Vajzë Range Rover

Enca Haxhia është këngëtarja shqiptare, që për vite me radhë ka sjell projekte nga më të ndryshmet.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke zbuluar informacione sa i përket jetës dhe karrierës profesionale.

Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagra, ajo zgjodhi që të pozojë para një veture luksoze.

Foto: Instagram

Veshja e ngushtë e Encës, bëri që t’i theksoheshin tiparet e bujshme trupore, për të cilat pëlqehet në masë të madhe.

Flokët brune i kishte të lira mbi supe, derisa shihej se kishte përdorur shumë pak makijazh për këtë paraqitje.

“Vajzë Range Rover”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Theksojmë se “Break Down” mban titullin kënga saj e fundit, që erdhi si bashkëpunim me Don Xhonin. /Telegrafi/