Kur bëhet fjalë për emrin i cili lakohet më se shumti në faqet rozë, njëra prej tyre është padyshim Enca Haxhia.
Bukuroshja brune ende vazhdon të komentohet në masë të madhe, për shkak të postimeve, e po ashtu edhe për pozat provokuese.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka marrë vëmendje përmes pozave para kamerës.
E veshur me një fustan të zi, Enca është shfaqur nga një motoçikletë, teksa flokët i mbante të lidhura lart kokës.
“Larg syrit, larg zemrës”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.
Sa i përket projekteve muzikore, këngëtarja javë më parë lansoi “Break Down”, në bashkëpunim me reperin Don Xhoni. /Telegrafi/