Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, gjatë kësaj periudhe ka qenë më e distancuar nga muzika.
Megjithatë, ajo vazhdon të mbetet e afërt me miqtë e ndjekësit në rrjetet më të frekuentuara sociale.
Bukuroshja, që tani numëron 2.4 milionë njerëz vetëm në Instagram, ka treguar se ka nisur pushimet.
Si destinacion të këtyre pushimeve njoftoi se ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht Dubain.
“Dubai. Sapo arrita në shtëpinë time të dytë”, tha Haxhia.
Krijuesja e hitit “A po t’pëlqen” e ka theksuar disa herë se Dubai është një nga vendet e saj të preferuara.
Sa i përket projekteve muzikore, “Suavele” mbetet i fundit që e publikoi në korrik të vitit të kaluar. /Telegrafi/