Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Kjo, jo vetëm për shkak të projekteve muzikore, por edhe nga imazhet e saj të përditshme që i ndan në rrjete sociale.
E komentuar në masë të madhe për linjat trupore të bujshme, Enca nuk heziton që t’i shfaq ato për 2.3 milionë ndjekësit e saj.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është parë duke pozuar nga një pishinë.
Me një veshje transparente dhe makijazh të rëndë, ajo ka marrë vëmendje të madhe të fansave, që e përkrahin në secilin hap të saj.
Postimi i saj mori një numër të madh pëlqimesh, teksa edhe komentet kishin ‘shpërthyer’ në mënyrë pozitive.
Vlen të përmendet se “Break Down” është hiti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Don Xhoni. /Telegrafi/