Telegrafi

Enca Haxhia merr dhuratë romantike (Foto)

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia tash e një kohë po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit “Love on my body”, gjersa pritet që për muajt e nxehtë të sjell diçka të re.

Ndërkohë ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga karriera apo jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka vendosur që përmes një videoje të publikuar në Instagram, të shfaq një nga befasitë më të këndshme që e karakterizoi ditën e saj.

Enca kishte marrë një dhuratë romantike, e që në fakt ishin një tufë lulesh në formë zemre, gjersa në paketimin e saj shkruheshin fjalët “Të Dua”.

Këngëtarja Haxhia vendosi ta ndajë me fansat këtë befasi, gjersa nuk ka treguar se kush është personi që ia dhuroi.

“Kena tonat, kena edhe dashni”, shkruan përbri fotografisë Enca, e lumtur për befasinë e kënshme që i bënë sot. /Telegrafi/