Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, feston sot (e martë) ditëlindjen e saj të 26-të.
Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Por përvjetorin e 26-të të lindjes, Enca ka vendosur që ta festojë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
E shoqëruar nga miqtë e saj më të mirë, këngëtarja është zgjuar nga një festë befasi që i është organizuar asaj në orët e para të ditëlindjes.
26-vjeçarja ndërkohë është duke shijuar motin e mirë që mbizotëron këto ditë në Dubai, për të shijuar edhe disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InsatStory disa fotografi, ku është shfaqur mjaft provokuese, teksa ka shfaqur gjoksin e saj të ekspozuar.
Këngëtarja e hitit “A po t’pelqen”, u tregoi fansave të saj se është duke shijuar momentet më të mira këtë ditëlindje, teksa i falënderoi ata për urimet. /Telegrafi/