Telegrafi

Enca Haxhia duket provokuese në ditëlindjen e saj të 23-të

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka festuar sot (e premte) ditëlindjen e saj të 23-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Nuk kanë munguar edhe urimet e fansave të shumtë në rrjetet sociale, të cilët janë afro dy milionë vetëm në llogarinë e saj në Instagram.

Me rastin e ditëlindjes, Enca vendosi të publikojë një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive.

Lexo po ashtu Vazhdon 'lufta' Enca-Noizy në rrjetet sociale, kësaj here këngëtarja tallet me reperin rrugëve të qytetit

Si në shumë prej paraqitjeve të saj, Enca kishte vënë në pah gjoksin e saj, duke i lënë kështu pak vend imagjinatës.

Ajo ka qenë mjaft aktive në muzikë muajve të fundit, teksa vetëm një javë më parë publikoi klipin “Kujt po i han”, në bashkëpunim me Don Phenom.

E njëjta, u vu në qendër të vëmendjes së mediave javën e kaluar, për shkak të një konflikti virtual që pati me reperin Noizy. /Telegrafi/