Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Për festat e fundvitit, ajo vendosi të shndërrohej në ‘nënadimreshë’ me kostum të ngjashëm të kuq dhe një kapelë të tillë.
E njëjta në këtë kohë është kthyer edhe në flokëkuqe duke bërë kështu një ndryshim në pamje.
“Harrova të ndaja disa gjëra nga Krishtlindjet”, ka shkruar ajo.
Të shumta qenë komplimentet që artistja mori në sesionin e komenteve, duke qenë se vetëm në Instagram ka plot 2.4 milionë njerëz.
Bukuroshja gjatë këtij viti po ashtu ka qenë shumë e komentuar në rrjet për paraqitjet provokuese, pushimet e shtrenjta si dhe për projektet muzikore.
Kujtojmë që Haxhia prej dy vitesh ka anuluar të gjitha mbrëmjet muzikore dhe pritet të rikthehet në 2023. /Telegrafi/