Era Istrefi kohë më parë është bërë pjesë e menaxhmentit të Ultra Music.
E pikërisht edhe një këngëtare shqiptare do të jetë pjesë e një kompanie ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për Enca Haxhian, e cila ka pohuar se ka arritur marrëveshje me Universal Music.
“Sapo e firmosur nga Universal Music ndihem tepër krenar për arritjen tonë si grup, mos harroni ky është vetëm fillimi ka dhe plot surpriza tjera, me punë dhe sakrificë arrihet gjithçka”, ka shkruar Noizy në Instagram, i cili kryeson labelin ku gjendet edhe Enca Haxhia, OTR. /Telegrafi/