Enca Haxhia është duke i shijuar pushimet në det me shoqërinë e saj.
Këngëtarja i mban të informuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale për argëtimin dhe kënaqësitë që po shijon.
Të dielën, ajo ka publikuar një video në të cilën shfaqet duke u larë, ndërsa si pjesë e lojës e fundos në ujë një shoqe të saj.
“Tag një shok/shoqe që e kishe mbyt”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos, në të cilën në plan të parë është gjoksi i saj.
Ndërsa këto ditë, Enca kohë pas kohe ka publikuar fotografi nga pushimet e saja, ku në plan të parë është trupi i saj. /Telegrafi/