Telegrafi

Enca fton modelin Pierluigi Fracassi për videoklipin e ri

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re.

Kënga titullohet “Dua” dhe do të publikohet në muajin mars, shkruan rtv21.

Ajo që do të jetë e veçantë është se pjesë e videoklipit do të jetë modeli Pierluigi Fracassi.

Modeli ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale duke treguar se po i pëlqen Shqipëria shumë.

Enca ka kohë që po paralajmëron projektin e ri të saj.

Ndërkaq, modeli mjaft atraktiv spanjoll pritet që të rrëmbejë vëmendjen në këtë videoklip.

Enca vazhdon të jetë pa të dashur.