Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, tashmë po i futet edhe rrugës së aktrimit.
Ajo është në përgatitje e sipër të një projekti kinematografik bashkë me humoristi e njohur shqiptar, Ermal Mamaqi.
Ndërkohë, Enca vazhdon të jetë aktive dhe të rrëmbejë vëmendje me paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Një gjë të tillë e ka bërë me imazhin e fundit të publikuar në Instagram, ku shfaqet në vaskë duke bërë dush, ndërsa është e mbuluar me shkumë.
“Ju puth Enca e mëngjesit”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu një nga ritualet e saj të mëngjesit.
E sa i përket muzikës, Enca po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “Jealous”. /Telegrafi/