Site icon Telegrafi

Enca feston ditëlindjen, ja si ka ndryshuar (Foto/Video)

Këngëtarja Enca Haxhia sot feston ditëlindjen e saj të 2o-të.

Megjithëse e re në moshë, artistja gëzon një sukses të jashtëzakonshëm duke u radhitur në mesin e këngëtarëve më të pëlqyer të skenës shqiptare, transmeton Telegrafi.

“A po t’pëlqen” titullohet kënga, me të cilën arriti të dëgjohet edhe jashtë kufijve shqiptar, duke dërguar në 20 milionë numrin e klikimeve në kanalin “Youtube”.

Por, Enca nuk ishte kaq e suksesshme në fillimet e saj. Ajo që sot konsiderohet si ndër më të mirat në audicionet e fshehura të spektaklit “Voice of Albania” nuk arriti që të kthejë asnjërin nga pjestarët e jurisë, duke u skualifikuar nga gara.

“Kjo verë” dhe “Jepe tash”, janë dy nga projektet e para të Enca Haxhiut, të publikuara në kohën kur këngëtarja ende nuk kishte depërtuar në tregun muzikor shqiptar.

“Call me goddess” është videoklipi i saj i fundit i publikuar javë më parë, me të cilin deri më tani ka arritur afro tre milionë klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/


 

Exit mobile version