Telegrafi

Enca ekspozon gjoksin duke treguar se si stafi i saj kujdesen për të para daljes në koncert

Foto: Enca/InstaStory

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është bërë e njohur tashmë për provokimet e saj në rrjetet sociale.

Pak ditë pasi publikoi një video në Instagram, ku shfaqej duke goditur të pasmet e saj në koncert, Enca nuk ka nguruar të publikojë edhe disa imazhe tjera ‘të nxehta’.

Kësaj here, ajo ka vendosur të shfaqë gjoksin, përmes disa imazheve të hedhura në InstaStory.

Ajo ka treguar se si stafi kujdesen për gjoksin e saj atraktiv, ndërsa ajo bëhet gati për të dalë në koncert.

Enca ekspozon gjoksin, duke treguar se si pjesëtaret e stafit kujdesen për të para daljes në koncert apo xhirime (Foto: Enca/InstaStory)

Enca është e njohur për fotografitë provokuese që ndan me fansat në rrjetet sociale.

Përndryshe, ajo ka paralajmëruar që së shpejti do të sjellë dy këngë të reja, “Kujt pi han” dhe “Randez Vous”. /Telegrafi/