Këngëtarja Enca Haxhia shumë shpejt pritet që të sjellë në treg projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Ciao”.
Gjersa është në pritje të finalizimit të klipit, ajo po e shijon mjaft mirë jetën e natës dhe koncertet për fansat.
Së fundmi, Enca ka mbajtur një të tillë në Kaçanik, me ç’rast ka ndezur atmosferën për fansat e saj atje.
Ndërkohë në rrjetet sociale, ajo është shumë aktive, dhe publikon thuajse çdo ditë imazhe nga përditshmëria e saj.
Sot, ajo e ka nisur mëngjesin me një fotografi ‘të nxehtë’, e cila e shfaq këngëtaren mjaft seksi në një palë bikini të markës “Calvin Klein” në shtratin e saj. /Telegrafi/