Këngëtarja Enca Haxhia pas angazhimeve të shumta në punën për projektet e reja, ka vendosur që së fundmi t’i japë vetes pak pushim.
Ajo ka shkuar në Amsterdam të Holandës për të kaluar disa ditë jo-produktive, larg përditshmërisë së saj.
Rrjetet sociale janë dritarja përmes së cilës ajo lidhet çdo ditë me fansat e saj, duke u treguar pak nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi nga shëtitjet në rrugët e Amsterdamit.
Ndërkohë, pak minuta më vonë, ajo ka publikuar edhe një ‘joint’ të cilin mesa duket e ka shijuar në kryeqytetin, i cili ka vite që ka legalizuar pijen e kësaj substance.
Enca, përndryshe i ka kushtuar edhe këngë ‘barit’, të cilën e kishte lansuar gjatë verës, dhe kishte grumbulluar miliona klikime në YouTube.
Muajt në vazhdim, pritet ta gjejnë këngëtaren me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/