Ajo është njëra prej artisteve më të pëlqyera në trojet shqiptare e po ashtu edhe një personazh mjaft i ndjekur.
Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, bukuroshen e cila rrëmben vëmendje sa herë që publikon imazhe dhe video në rrjetet sociale.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, derisa mori gjithë vëmendjen me dukjen atraktive gjatë premierës së filmit “I love Tropoja”.
Ndonëse kjo është hera e parë që 24-vjeçarja është pjesë e një filmi, zeshkania rrëmbeu një nga rolet kryesore.
E veshur me fustan të kuq dhe me flokët e lëshuara, Enca dukej në top formë dhe natyrisht se kjo ka bërë që të jetë në fokus të faqeve rozë.
Duke qenë se ka sfiduar veten edhe si aktore, Haxhia mori komplimente të shumta nga miqtë dhe kolegët e saj për sprovën e re.
Në anën tjetër, ajo nuk po ndalet së punuari edhe në prurje të reja muzikore dhe vetëm para disa ditëve solli këngën e parë për 2020.
“Amor” mban titullin projekti i saj që vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale në bashkëpunim me Mixey dhe Zaza. /Telegrafi/