Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka kaluar së fundmi disa ditë të mira në Dubai.
Ajo ndodhet atje e shoqëruar nga personat e saj më të afërt, me ç’rast edhe ka festuar ditëlindjen e 26-të pak ditë më parë.
E teksa ndodhet në qytetin e shumë vizituar të Emirateve të bashkuara Arabe, Enca duket se ka krijuar një simpati të veçantë për Dubain.
Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje panoramike të Dubait, ku mund të shihen rrokaqiejt që gjenden në qendër të tij.
Në mbishkrimin e saj, këngëtarja e hitit “A po t’pelqen” shkruan se do e donte çdo ditë një pamje të tilla frymëzuese.
“E dua këtë si pamjen time të përditshme. Kush është në Dubai”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotografisë.
Tutje, ajo më pas ka publikuar edhe një tjetër fotografi atraktive në bikini, ku shihet teksa shijon motin e ngrohtë që po shijon atje.
Këngëtarja nga Tirana përndryshe ka qenë mjaft aktive edhe këtë vit, me projekte muzikore që janë pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/