Këngëtarja Enca Haxhia është njëra ndër personazhet shqiptare më të ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga përditshmëria, gjersa jo të pakta janë rastet kur këngëtarja publikon edhe ndonjë imazh provokues nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo duket se është irrituar nga disa prej këngëve të estradës, shumica e të cilave trajtojnë temën e njëjtë rreth markave të njohura të veshjeve.
“Gucci” apo “Luis” janë ndër fjalët që gati më së shpeshti po dëgjohen në këngët shqiptare.
Fakti që këto dy fjalë po përmenden kaq shpesh, ka bërë që Enca të reagojë me një shkrim në InstaStory, në të cilin shkruan: “Nëse dëgjoj edhe një këngë më shumë rreth ‘Guccit’ apo ‘Luis’, unë do të vjellë”.
Mesa duket, si shumica e publikut, edhe këngëtarja është irrituar nga fjalët e shpeshta që dëgjohen në këngët e prodhuara nga estrada së fundmi.
Ndryshe, Enca ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor, që nga muajt ‘e nxehtë’. /Telegrafi/