Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka filluar përgatitjen për projektin e saj më të ri muzikor, i cili kësaj radhe do të jetë më i veçantë nga të tjerët.
Kënga e saj e re ka të bëjë me bimën e ndaluar të kanabisit, madje disa nga vargjet e kësaj kënge fansat e këngëtares i zbuluan pak ditë më parë.
Të njëjtën tematikë do të shtjellojë edhe klipi, xhirimet e të cilit mesa duket kanë filluar tashmë.
Këngëtarja Haxhia publikoi para pak ditësh një fotografi në rrjetet sociale ku shfaqej duke konsumuar kanabis, gjersa një të ngjashme e ka publikuar edhe së fundmi në rrjetin social SnapChat.
Vetëm se këtë herë, këngëtarja nuk po e konsumonte duke e tymosur kanabisin, por si një shtesë në supën e saj, kështu të paktën bën me dije supa jeshile që ajo ka publikuar në fotografi, dhe në mbishkrimin e saj ka shkruar: “Supë me kanabis”.
Se cila do të jetë “çmenduria” e radhës nga Enca në projektin e ri, kjo mbetet të shihet deri në publikimin e tij. /Telegrafi/