Site icon Telegrafi

Enca duket provokuese në fotografitë e reja nga Barcelona në fustanin me dekolte të hapur

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, gjatë kësaj vere ka ndërruar destinacione të shumta e mjaft luksoze.

Pas një kohe të mirë të kaluar në Dubai, ajo tashmë ka zgjedhur për të kaluar pushimet e radhës në Barcelonë.

25-vjeçarja me këtë rast nuk ka munguar me imazhe e video të ndryshme nga rrjete sociale e po ashtu edhe me poza provokuese.

Enca (Foto: Instagram)

E tillë shfaqet në këto të fundit që ka ndarë me 2.3 milionë ndjekësit, në të cilat si gjithnjë ka vënë në pah asetet e bujshme trupore.

Krijuesja e hitit “Rakia” vjen e mrekullueshme në një fustan të gjelbër me dekolte të hapur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Përshëndetje nga Barcelona. Jam e lumtur këtu”, ka shkruar ajo.

Enca (Foto: Instagram)

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet duke e komplimentuar për ‘look’-un atraktiv.

Haxhia përndryshe këtë verë ka qenë më pasive duke anuluar të gjitha koncertet e mbrëmjet muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version