Telegrafi

Enca dhe Noizy bashkë në set, ja çka po bëjnë (Video)

Enca Haxhia dhe Noizy sërish janë parë bashkë.

Dyshja janë ekspozuar të buzëqeshur në një video të publikuar nga vet Noizy.

“Hey nënë, po bëj një videoklip, jam i famshëm tani”, ka thënë Noizy në anglisht duke ironizuar me numrin e madh të klipeve të realizuara së fundmi, shkruan Telegrafi.

Ndryshe Enca dhe Noizy janë në xhirimet e klipit të tyre të ri për verën 2016. /Telegrafi/