Enca dhe Don Phenom lansuan ditë më parë projektin e ri të tyre.
Dyshja kanë publikuar ditë më parë “Kujt po i han”, një bashkëpunim që u prit shumë mirë.
Enca provokoi me paraqitjen e saj duke vënë në pah gjoksin, teksa nuk hezitoi të thumbonte kritikët.
Kënga u punua nga Big Deal Records, kurse videoklipi nga Pro Video.
Projekti shkaktoi shumë polemika në mesin e adhuruesve.
Noizy ishte ai që përqeshi Encën duke e krahasuar atë me lopën, ndërsa kjo e fundit e ofendoi reperin duke aluduar se është shimpanzë.
Lufta në rrjetet sociale tërhoqi vëmendjen e madhe të mediave shqiptare, që bëri që edhe kënga të marrë shumë klikime.
Më parë Enca dhe Noizy bashkëpunuan në shumë projekte. /Telegrafi/