Këngëtarja Enca Haxhia ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg.
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.
Zakonisht, këngëtarja preferon që të publikojë imazhe të ndryshme nga përditshmëria, por ka edhe raste kur ndan me ta ndonjë fakt rreth saj.
Së fundmi, këngëtarja Haxhia përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka treguar se është 90 për qind vegane, duke bërë të ditur edhe gjërat që ha.
Ajo kujdeset që të mos hajë mishin e kafshëve, njëherësh edhe produktet e tyre, por njërit prej prodhimeve të bulmetit nuk mund t’i rezistojë.
“Realisht nuk pëlqej që të përdor terme për të definuar veten time, por nganjëherë është lehtë të përdorësh termin ‘vegan’ që të shpjegosh se çfarë ha. Unë nuk konsumoj (asnjëherë) mish, peshk, ushqimin e detit, vezë, qumësht…por e dua djathin, pra mendoj se jam 9.10 vegane” (sic.), shkruan këngëtarja Haxhia.
Kujtojmë që projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Ciao”, e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/