Site icon Telegrafi

Enca anulon të gjitha mbrëmjet muzikore për këtë verë

Enca (Foto: Instagram)

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, duket se nuk do të jetë prezente në asnjë mbrëmje muzikore përgjatë kësaj sezone.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar me ndjekësit në InstaStory.

Ajo ka njoftuar fansat se do të shihen sezonin tjetër dhe se që nga tani mezi po pret të takohet me ta.

Enca (Foto: Instagram)

“Për të gjithë fansat që mezi presin të më shohin në koncerte, do shihemi shumë shpejt sezonin tjetër. Mezi pres edhe unë. Nuk do të jem në Durrës sonte”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

25 vjeçarja po ashtu ndaloi edhe koncertin e mbrëmjes së sotme që do të organizohej në qytetin e Durrësit.

Krijuesja e shumë hiteve ndryshe më 29 korrik lansoi klipin e këngës së re të quajtur “Suavele”.

Projekti për vetëm pak ditë ka grumbulluar afro 900 mijë shikime. /Telegrafi/

Exit mobile version