Site icon Telegrafi

Emy Martinez: Kam një plan për të sjellë Messin në Aston Villa

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, këtë javë bëri shaka se do të përpiqet të bindë Lionel Messin të bashkohet me klubin anglez, Aston Villa.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka të ngjarë të largohet nga klubi francez si transferim i lirë në këtë verë.

Messit i skadon kontrata në fund të qershorit dhe ka oferta nga klubet e Arabisë Saudite, ndërsa Barcelona gjithashtu është e prirur ta rikthejë atë në klub.

“Unë do ta sillja atë në Aston Villa”, buzëqeshi Martinez dhe bëri shaka në një intervistë për ESPN Argentina.

“Do ta tundoja atë me një mate (pije nga Amerika e Jugut), do t’i bëja grill çdo fundjavë, do t’u kërkoja njerëzve t’i bënin flamuj të vegjël dhe ai ia kalonte mirë”.

“Do të ulim pagën time për Messin nëse është e nevojshme”, përfundoi portieri argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version