Site icon Telegrafi

Emri i ‘vështirë’ që ka zgjedhur Ferrari për makinën e parë SUV (Foto)

Së paku i vështirë, për të gjithë që nuk e flasin gjuhën italiane

Ferrari ka bërë të ditura planet, për 15 modele deri më 2022, transmeton Telegrafi. Shumica prej tyre do të jenë hibridë, ndërsa njëri prej tyre do ketë forma krejtësisht tjera trupor. Po, është fjala për të pasin SUV nga kjo kompani italiane.

Me të përfunduar takimin me investitorë, udhëheqësi më i lartë nga Ferrari, Louis Carey Camilleri ka konfirmuar se ky SUV është emëruar Purosangue, që në gjuhën italiane nënkupton ‘prej race të pastër’.

Në fjalë tjera, pritet të ofrojë të gjithë performancën dhe mundësitë që kanë edhe modelet tjera nga Ferrari.

Më herët, është konsideruar se kjo makinë që tash njihet si Purosangue, do të lansohej brenda dy vitesh dhe të rivalizojë me Lamborghini Urus dhe Rolls-Royce Cullinan, por tani është bërë e ditur se nuk do të lansohet para 2022. Camilleri ka thënë se shtyrja, është bërë që ky Frrari të përfeksionohet në masën më të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version