Telegrafi

“Emri im i vërtetë është Barbie”, Kejvina Kthella mahnit me dukjen në fustanin e kuq

Kejvina Kthella (Foto: Instagram/kejvina_kthella)

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ende qëndron si personazhet më të pëlqyer nga estrada shqiptare.

Kjo vjen, pasi ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke I ofruar mundësinë fansave të saj të shohin më afër jetën profesionale e personale të saj.

Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instragram, bukuroshja bionde ka mahnitur me pozat e reja.

E veshur me një fustan të kuq, Kejvina ka pozuar para një pishine, ku I janë theksuar linjat e tonifikuara trupore.

Lexo po ashtu Me një fustan tejet elegant, Kejvina Kthella vë në pah gjoksin e tonifikuar

“Emri im i vërtetë është Barbie”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit të ndarë.

Sidoqoftë, modelja e njohur gjatë pandemisë coronavirus ka qëndruar në Los Angeles, ku edhe shpesh është parë nën shoqërinë e personazheve të njohura shqiptare. /Telegrafi/