Telegrafi

Emre Can zyrtarisht largohet nga Liverpooli

Emre Can (Getty Images)

Emre Can zyrtarisht është larguar nga Liverpooli,  ndërsa tani po pritet kalimi te Juventusi. 

Mesfushorit i ishte ofruar një marrëveshje e re në Anfield, por e ka refuzuar duke mbetur si lojtar i lirë.

“Liverpool FC konfirmon se Emre Can dhe Jon Flanagan,  do të largohet nga klubi pasi mbeten pa kontratë këtë verë”.

“Can, i cili u bashkua me Reds nga Bayer Leverkusen në 2014, bëri paraqitjen në 167 ndeshje dhe në atë përfundimtare për Liverpooli në humbjen e fundit të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi”.

“Të gjithë në Liverpool FC i falënderojnë lojtarët që u larguan për kontributin e tyre dhe u uroj atyre më të mirën për të ardhmen”.

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ishte optimist për nënshkrimin me lojtarin, para finales së Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, sot portieri i Genoas, Mattia Perin ka arritur në Torino për testet mjekësore, ku do të nënshkruajë për 12 milion euro. /Telegrafi/