Emre Can zyrtarisht është larguar nga Liverpooli, ndërsa tani po pritet kalimi te Juventusi.
Mesfushorit i ishte ofruar një marrëveshje e re në Anfield, por e ka refuzuar duke mbetur si lojtar i lirë.
“Liverpool FC konfirmon se Emre Can dhe Jon Flanagan, do të largohet nga klubi pasi mbeten pa kontratë këtë verë”.
“Can, i cili u bashkua me Reds nga Bayer Leverkusen në 2014, bëri paraqitjen në 167 ndeshje dhe në atë përfundimtare për Liverpooli në humbjen e fundit të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi”.
“Të gjithë në Liverpool FC i falënderojnë lojtarët që u larguan për kontributin e tyre dhe u uroj atyre më të mirën për të ardhmen”.
Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ishte optimist për nënshkrimin me lojtarin, para finales së Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, sot portieri i Genoas, Mattia Perin ka arritur në Torino për testet mjekësore, ku do të nënshkruajë për 12 milion euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oxEz69tO4vg