Telegrafi

Emre Can zbulon prapaskenat e afatit kalimtar të janarit: Kam refuzuar tri klube angleze, ndër to edhe Manchester Unitedin

Emre Can. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Emre Can i është bashkuar Borussia Dortmundit në afatin kalimtar të janarit nga Juventusi.

Mesfushori gjerman është huazim me detyrim blerje nga Dortmund për 25 milionë euro.

Por para se të vendoste për Dortmundin, ish-anëtari i Liverpoolit kishte tri oferta nga Liga Premier, por që i refuzoi ato.

“Unë kisha tri oferta nga Anglia, përfshirë edhe Manchester United, por që i refuzova ato”.

“Nuk kam menduar kurrë të luaj për United për shkak të kaluarës sime te Liverpooli dhe kjo është arsyeja që kam refuzuar të transferohem në Old Traford”, ka thënë për Kicker mesfushori gjerman.

Emre Can. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

26-vjeçari e ka nisur mjaftë mirë te Dortmundi, ku ka zhvilluar gjashtë ndeshje deri më tani.

“Unë gjithmonë kam pasur simpati për Dortmundin dhe ardhja në këtë skuadër më ka bërë të lumtur”.

“Qëllimi im ishte të transferohesha te një klub ku do të ndihesha i rëndësishëm dhe ku kanë nevojë për mua. Dortmundi ka qenë zgjedhja më e mirë”, ka përfunduar Emre Can.

Për reprezentuesin gjerman interesim kishte shfaqur edhe kampioni aktual i Francës, Paris Saint Germain me të cilën skuadër Can dhe Dortmundi do të përballen në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve pas fitores në takimin e parë 2-1. /Telegrafi/