Telegrafi

Emre Can pritet t’i bashkohet PSG-së në janar

Emre Can. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Emre Can pritet të jetë futbollisti i parë i larguar nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman ka treguar haptazi se nuk është i lumtur tek bardhezinjtë dhe dëshiron largimin.

Kampionët në fuqi të Francës, Paris Saint Germain janë skuadra që kanë shprehur interesim të madh për lojtarin.

Parisienët kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit dhe kanë marrë përgjigje pozitive për t’iu bashkuar atyre.

Tani kampionët në fuqi të Francës do të tentojnë marrëveshjen me Juventusin.

Zonja e Vjetër po kërkon së paku 35 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin gjerman.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Manchester United dhe Bayern Munich. /Telegrafi/