Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka lavdëruar punën taktike të trajnerit Max Allegrit.
Juventusi javët e kaluara ka eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve, megjithëse ishte disavantazh prej dy golave për të fituar me rezultat të përgjithshëm 3:2.
“Taktikisht kur nuk kam luajtur më parë sikurse me Atleticon”, tha mesfushori gjerman për gazetën “Bild”.
“Ne vazhduam të kishin ndryshime në fazën mbrojtëse nga tre në katër lojtarë. Ishte një lëvizje e shkëlqyer nga Allegri, i cili veproi si një lojtar shahu dhe plani ishte plotësisht i suksesshëm”.
“Për herë të parë në historinë e klubit, ne përmbysëm një deficit prej 2-0 në Ligën e Kampionëve. Në fund të lojës, kishte emocione të papara në zhveshtore, nuk e kisha përjetuar një gjë të tillë”.
“Nga jashtë është e vështirë të kuptohet se sa presion ka pasur tek ne pas ndeshjes së parë. Mes dy ndeshjeve kishte një ndjenjë të tensionit në qytet. Shumë pak besonin tek ne, por ne donim të dërgonim një sinjal në botë dhe të gjithë e dinin se ishim ende atje”, pohoi mesfushori. /Telegrafi/