Në Angli janë të sigurt, Emre Can do të rinovojë me Liverpoolin.
23-vjeçarit të cilit i skadon në qershor të 2018 pritet të rinovojë te Reds edhe për pesë vite tjera.
Sipas Anfieldhq.com, tashmë Juventusi duhet të kërkojë lojtarë tjerë për mesfushë pasi gjermani është objektiv i pamundur.
Zyrtarizimi i rinovimit te klubi anglez pritet të vijë brenda javës.
Pas kësaj lëvizje nga Can, Zonja e Vjetër do futet në sulm me gjithë forcat për Blaise Matuidin. /Telegrafi/