Telegrafi

Emrat që mund ta zëvendësojnë Milikun te Napoli dhe mundësia e transferimit

Arkadiusz Milik nuk do të mund të luajë në katër muajt e ardhshëm, ashtu që Napoli po mendon për një zëvendësues.

Sulmuesi polak e ka dëmtuar ligamentin e përparmë krucial të gjurit në ndeshjen e përfaqësueses së tij kundër Danimarkës dhe pritet të kthehet në muajin shkurt.

FIFA do t’i paguajë kompensim Napolit në vlerë prej 430.000 eurosh, ndërsa klubi italian ka të drejtë ta transferojë një lojtar që nuk ka kontratë para afatit të janarit, për ta plotësuar vendin e sulmuesit.

Lexo po ashtu Lëndim i rëndë për yllin e Napolit, katër muaj jashtë fushave

Emmanuel Adebayor, Dimitar Berbatov, Marouane Chamakh dhe Kevin Kuranyi janë emrat në listën e Partenopei.

Pa kontratë është edhe Federico Macheda, pasi i ka skaduar marrëveshja me Cardiff Cityn.

Në ndërkohë, derisa të bëjë zgjidhje, Maurizio Sarri pritet të luajë me sistemin 4-3-3 me Jose Callejonin si ‘9 false’, teksa Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens do të luajnë në krahë. /Telegrafi/