Chelsea ka bërë një njoftim të rëndësishëm pak çaste më parë, duke zyrtarizuar largimin e trajnerit Mauricio Pochettino.
Pas përfundimit të sezonit në Ligën Premier, bordi i klubit londinez tashmë ka hedhur sytë drejt kërkimit për një trajner të ri që do të marrë timonin e skuadrës londineze.
Matt Law nga The Telegraph, i cili ishte një nga të parët që raportoi për shkarkimin e Pochettinos, ka theksuar se Chelsea është në përpjekje për të siguruar një “trajner të ri dhe progresiv”.
Sipas burimeve, klubi është duke shqyrtuar një listë kandidatësh për rolin e trajnerit dhe në kërkimin e tyre për një figurë që do të sjellë një frymë të re dhe ide inovative.
Tre trajnerët e cilësuar si kandidatë kryesorë për rolin janë përmendur nga mediumi dhe janë nën vëzhgimin e Chelseat.
Sebastian Hoeness nga Stuttgarti, Michel nga Girona, Kieran McKenna nga Ipswich Town, dhe Enzo Maresca nga Leicester City – janë emrat që aktualisht janë si të preferuarit në listë për të drejtuar projektin e ardhshëm të klubit.
Chelsea do të duhet të bëjë një zgjedhje të menduar mirë për të siguruar që figura e ardhshme në krye të skuadrës së parë do të jetë në gjendje të udhëheqë klubin drejt sukseseve të mëtejshme. /Telegrafi/