Site icon Telegrafi

Empoli konfirmon marrëveshjen me Juven për Traoren: Mungon vetëm nënshkrimi

Hamed Junior Traore (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka konfirmuar se Juventusi është në prag të nënshkrimit me mesfushorin Hamed Traore.

19-vjeçari ka qenë pranë kalimit te Fiorentina, mirëpo ndryshimi i pronarëve në Artemio Franchi ka bërë që të mos arrihet marrëveshja.

Ai do të blihet nga Juve, mirëpo do të huazohet te Sassuolo në kuadër të një marrëveshjeje shkëmbimi me mbrojtësin Merih Demiral.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Juventus

“Jemi duke punuar në mbylljen e marrëveshjes me Juven. Gjithçka është e kryer, na mungon vetëm nënshkrimi”

“Është një futbollist i kompletuar dhe mendoj se është destinuar që të ketë një karrierë të shkëlqyer”, ka deklaruar Corsi për Tuttomercatoweb.

Sipas Gazzetta dello Sport, Traore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Bianconerët, të cilët do të paguajnë 12 milionë euro plus tre milionë të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/

Exit mobile version