Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Empoli me rezultat 0-3.
Pjesa e parë përfundoi baras 0-0, derisa në të dytën Inter shpërtheu duke dominuar në çdo aspekt.
Më i miri në këtë ndeshje padyshim se ishte Romelu Lukaku me dy gola të shënuara dhe me një asistim te Lautaro Martinez.
Padyshim se nota më e lartë shkoi për Romelu Lukakun, i cili shkëlqeu dhe në fund mori notë 9,3.
Me paraqitje të mirë u vlerësuan edhe Hakan Calhanoglu, Stefan De Vrij, Marcelo Brozovic e Bellanova.
Ndërkohë te Empoli nota më e lartë shkoi për Razvan Marin, derisa mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli kishte paraqitje solide. /Telegrafi/